AKTUALITET, 5 Mars 2026, 12:20

Mbrojtja/ Pirro Vengu, kafe me pasardhësin e tij Ermal Nufi, pas miratimit të ministrave të rinj

Mbrojtja/ Pirro Vengu, kafe me pasardhësin e tij Ermal Nufi, pas miratimit

Ish-Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili u lirua nga detyra të enjten e kaluar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar që shqyrtoi raportimet e ministrave, është parë ditën e sotme në një kafe pranë Kuvendit me pasardhësin e tij Ermal Nufi.

Pjesë e tavolinës siç duket dhe nga foto është dhe ministri i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi.

Fotoja vjen në një ditë kur në seancën plenare të Kuvendit janë votuar dhe ministrat e rinj.