TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca e sotme parlamentare nis me 1 minutë heshtje për heroin Adem Jasharin dhe familjen e tij në Prekaz. Kjo minutë heshtje u mbajt me kërkesë nga Partia Socialiste.

Në 5 mars 1998 Serbia nisi sulmet ndaj familjes Jashari në Prekaz.
Sakaq, Partia Demokratike ka kërkuar mbajtjen e 1 minutë heshtje për ish-deputetin Tomor Dosti, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Kryeparlamentari Niko Peleshi, teksa foli për kontributin e ish-ligjvënësit dhe ish-drejtuesit të Partisë Demokratike në fillesat e saj në Gjirokastër, ftoi deputetët që të mbanin një minutë heshtje.
Kuvendi po zhvillon punimet në seancë plenare ditën e sotme (5 mars) me 12 pika në rendin e ditës, ku bie në sy ajo e votimit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama”.
Rendi i ditës në Kuvend:
Seancë Plenare 5 Mars 2026 ora 10:00
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.3.2026.
Njoftime.
Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””.
Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.
10.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””.
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.