AKTUALITET, 5 Mars 2026, 11:22

Kreu i 'Mundësia'/ Sekretariati i Etikës merr vendimin, Agron Shehaj përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 20 ditë

Kreu i 'Mundësia'/ Sekretariati i Etikës merr vendimin,

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për deputetin dhe njëherazi kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj lidhur me seancën plenare të së hënës.

Shehaj është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e Kuvendit pas kërkesës së grupit të PS.

Në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.