AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 12:53

Berisha paralajmëron protesta gjatë verës: Qytetarët nuk mund të presin shtatorin

Berisha paralajmëron protesta gjatë verës: Qytetarët nuk

Sali Berisha paralajmëroi se protestat qytetare do të fillojnë gjatë verës pasi sipas tij “qytetarët nuk mund të presin shtatorin”.

Ditën e shtunë, Berisha ka thirrur mbledhje me kryetarët e degëve të PD në rrethe. Për këtë takim, Berisha tha se një temë e rëndësishme do të jetë edhe diskutimi për organizimin e këtyre protestave.

“Kjo është mbledhja e parë e kësaj natyre, në të cilën ata do të marrin detyrat për drejtimet e punës së PD në periudhën që vjen.

Nuk mund të ketë dyshim që protesta do të jetë temë diskutimi shumë e rëndësishme.

PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist e vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”.