TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka arrestuar në Altamura, në zonën e Barit, një 31-vjeçar shqiptar, të cilit ju gjetën 5.4 kilogram heroinë.
Gjatë kontrollit të makinës, policia zbuloi dhjetë pako të cilat përmbanin drogën. Heroina u konfiskua.
Ndaj 31-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” pasi akuzohet për trafik droge.
Nga heroina e sekuestruar, mund të ishin përgatitur mbi 100 mijë doza të cilat nëse do të shiteshin në sheshet lokale të trafikut të drogës, do të kishin sjellë përfitime të paligjshme prej më shumë se 700 mijë euro.