TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe pronarëve dhe punonjësve të industrisë së turizmit në Shqipëri që të bëjnë gjithçka për të kthyer turizmin në mirësinë më të madhe për shqiptarët.
Berisha: Pra, qytetarë dhe qytetare, gabohen ata që thonë se kjo nuk ka lidhje me qeverinë.
Kjo ka lidhje fort me qeverinë.
Ka lidhje me mashtrimet e saj të tmerrshme.
Ka lidhje sepse ky pronar hoteli, bujtine apo moteli, i blen ushqimet nga 10 gjer në 250 përqind më shtrenjtë se në BE.
Ka lidhje sepse ky kryeministër dhe kjo qeveri shkatërroi prodhimin e brendshëm dhe çdo gjë është e importit. Natyrisht ajo ka edhe çmimet më të larta.
Natyrisht ajo ka çmime më të larta, ndaj dhe ti blen qumështin 20 për qind më shtrenjtë, dhe je i detyruar që klientit t’ia rrisë çmimin e qumështit në mëngjes.
Dhe ai e merr më mirë në Gjermani se në Shqipëri se këto janë politikat.
Po këto na i solli Ballkani i Hapur i Edi Ramës, këtij argati të shpifur të Vuçiçit.
Marrëdhëniet me Kosovën i prishi Edi Rama, jo Kosova.
Përkundrazi, as edhe dëmin më të vogël përveç mirësisë.
Pra, të gjitha këto u bëj thirrje të gjithë punonjësve të turizmit, të gjithë pronarëve të hoteleve, moteleve, bujtinave, të bëjnë gjithçka për të rikthyer turizmin në mirësinë më të madhe për shqiptarët, për numrin më të madh të shqiptarëve dhe jo ndëshkim siç e bëri Edi Rama.
Edhe njëherë, përshëndetje të përzemërta.