TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në orën 18:00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, ku pritet të diskutohet procesi për zgjedhjen e emrit të presidentit. Por ky vendim i Alibeajt ka hasur në kundërshtinë e pjesës së deputetëve që mbështesin Sali Berishën. Duket se në këtë anë është edhe Ervin Salianji, i cili para mediave la të kuptohet se nuk është për një mbledhje të veçuar, një mbledhje që tregon përçarje të brendshme.
“Unë bëra të gjitha përpjekjet për të patur një grup parlamentar të bashkuar”, tha Salianji.
Por kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i tha medias se mbledhja e grupit parlamentar bëhet në bazë të një procedure të përcaktuar qartë. Sipas tij grupi duhet të ndjekë një agjendë parlamentare.
Alibeaj tha se janë disa çështje që do të diskutohen si ajo e presidentit.
“Unë kam detyrimin të dëgjojë të gjithë deputetët”, tha Alibeaj.
Salianji deklaroi se kryesia nuk është mbledhur prejkohësh?
Alibeaj: Për çështje të tilla që janë mbledhje të grupit parlamentar ka një rregullore. Po ju them se në rregulloren e grupit parlamenar pika 4 përcakton, se mbledhja drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar. Është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i grupit. E rëndësishme është se për çështje kaq të rëndësishme do të duhet të dëgjohet dhe respektohet zëri i secilit deputet.
A do të mbani fjalën nëse nuk do e keni kuorumin e duhur?
Gjërat do të rregullohen, edhe kuorumi. Është detyrimi i secilit deputet për të respektuar ata njerëz që i kanë votuar. Deputetët kanë vënë dorën mbi Kushtetut.
Deputetet e PD që nuk norën pejsë në Kuvendin e Rithemelimti ishin 35.