AKTUALITET, 5 Maj 2022, 17:18

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Fier, detajet e para

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Fier, detajet e para

Pas skeletit të gjetur në Vlorë, një tjetër trup i pajetë është gjetur pasditen e së enjtes në qytetin e Fierit.

Mësohet se kufoma është gjetur në lagjen e Backallarëve në Fier. Trupi është gjetur në një godinë të braktisur në qytetin e Fierit.

Trupi është i dekompozuar. Mësohet se viktima është identifikuar si Julian Prifti, rreth 40 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po hetojnë për ngjarjen.