AKTUALITET, 5 Maj 2022, 17:31

Ishte larguar nga banesa mbi një muaj më parë, policia jep detajet si u gjet trupi i pajetë i 42-vjeçarit: Nga këqyrja paraprake rezulton se…

Ishte larguar nga banesa mbi një muaj më parë, policia jep

Pasditen e sotme në Fier është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari, që sipas policisë rezultonte se ishte larguar nga banesa mbi një muaj më parë.

Sipas policisë nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë mësohet se shtetasi Julian Prifti u gjet në një banesë të braktisur. Ka qenë aroma e keqe që i ka çuar banorët të zbulojnë trupin e dekompozuar të 42-vjeçarit.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.