AKTUALITET, 19 Gusht 2024, 22:58

“Baba më fal, nuk ia dal dot”, vrau gruan, dy qentë më pas veten, ja çfarë shkruante mësuesi amerikan në letrën e gjetur

“Baba më fal, nuk ia dal dot”, vrau gruan, dy qentë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku mësuesi amerikan, Mathew James Werts, mbyti gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dy qentë dh më pas veten.

Bëhet me dije se policia ka gjetur në banesën e 55-vjeçarit ka gjetur një letër të lënë nga vetë ai, ku shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”  Ky mesazh i fundit i lënë nga Werts për babain e tij.

Drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.