TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut.
Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.
Denis Mece aktualisht ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42-vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Teksa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në 'vrasje nga pakujdesia'
Familja kërkon drejtësi dhe kërkon që të zbardhet e vërteta e kësaj vrasjeje.


