TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shkodrës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e sotme (19 Gusht) në Velipojë, ku si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri, mbetën të vdekur shtetasit A. H., dhe E. I.
Blutë bëjnë me dije se autorë e dyshuar të ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit me inicial E.F., dhe G. F., të cilët kanë hapur zjarr pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dy vëllezërit janë shpallur në kërkim, ndërsa është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Velipojë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.