TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë ndërrruar jetë në spital, dy shtetasit të cilët u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Të plagosurit, të identifikuar me inicialet A. I., dhe E. H., nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të stacionit të autobusëve të Velipojës.
Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga një incident i rëndë me armë zjarri. Shtetasit E. H., dhe A. I., të cilët u plagosën më herët gjatë mbrëmjes, nuk arritën të mbijetojnë dhe ndërruan jetë në Spitalin Rajonal të Shkodër.
Nga informacionet e fundit të policisë, dyshohet se incidenti është shkaktuar për motive të dobëta dhe se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit E. F. dhe G. F. Të dy vëllezërit janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e shtetasve Hoxha dhe Ishmi. Pas ngjarjes, ata janë arratisur, dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.