TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës.
45-vjeçari Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen duke tentuar të hante fiq në një pemë në lagjen e tij. Viktima ka hipur në pemën e fiqve, por ka gjetur vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën.
Sipas burimeve, shkak i elektrizimit të pemës janë kabllo të firmave private të internetit, të cilat ndërhyjnë pa asnjë norme e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.