AKTUALITET, 19 Gusht 2024, 21:23

Të shtëna më armë zjarri në Velipojë, plagosen dy persona

Të shtëna më armë zjarri në Velipojë, plagosen dy

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (19 Gusht) në afërsi të stacionit të autobusëve në Velipojë, ndërsa raportohet se ka mbetur të plagosur dy persona.

Burime bëjnë me dije i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.C., dhe një tjetër, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke hetuar incidentin.

Arsyet e plagosjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.