TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat italiane kanë publikuar foton e 19-vjeçarit italian që humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Velipojës pas manovrave të gabuara me Jet Ski, duke u përplasur me një Jet Ski tjetër, në të cilën po lundronte vëllai i së dashurës së tij, 20-vjeçari Salvatore di Tella.
Të dy u dërguan në spitalin e Shkodrës pasi u lënduan nga përplasja, por ajo rezultoi fatale për 19-vjeçarin Nicola Lorio, që nuk iu rezistoi plagëve të marra në kokë dhe në qafë.
Ndërkohë italiani tjetër është në hetim për vrasje nga pakujdesia, teksa do të dalë të martën para gjyqtarit për t'u njohur me masën e sigurisë.