AKTUALITET, 19 Gusht 2024, 20:06

Alkooli si ‘sëmundje’ sociale/ Shtohen rastet me intoksikim në gjendje të rëndë, shumë janë të mitur

Alkooli si ‘sëmundje’ sociale/ Shtohen rastet me intoksikim

Stina e verës ka shënuar rritje të konsumit të alkoolit. Por pija tanimë është shndërruar në një trend sidomos tek të rinjtë madje edhe tek 16-vjeçarët aq sa mjekët thonë se në shoqërinë e sotme duhet  konsideruar sëmundje sociale.

Çdo ditë në shërbimin e Toksikologjisë paraqiten deri 6 raste  në gjendje kome. Prof. Dr. Andrin Tahiri, shef i shërbimit te toksikologjisë thotë: “Është një trend në rritje pasi të rinjtë frekuentojnë në party të ndryshme dhe e kanë si kënaqësi  të momentit. Por nuk arrijnë të kuptojnë çfarë dëmesh i bëjnë vetes”.

Abuzimi me alkoolin shkakton pasoja të rënda shëndetësore te individi që ka krijuar varësi, por dhe probleme neurologjike.