AKTUALITET, 3 Korrik 2022, 11:45

“Asnjërit nuk i ka hyrë gjemb në këmbë”- Rama reagon pas kritikave, pasi ‘dënoi’ gazetarin

“Asnjërit nuk i ka hyrë gjemb në këmbë”-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave, pasi të premten në konferencë për shtyp dëboi për tre muaj nga konferencat për shtyp gazetarin Klevin Muka pas një pyetje që ky i fundit i drejtoi ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Rama shprehet se asnjë gazetari dhe asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri ndërsa shton se disponimi ndaj pyetjeve dhe kërkersave të tyre ka qenë maksimal.

“E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet.

Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi”, shkruan Rama.

Megjithatë Rama shton se nuk duhet të presin prej tij që të jenë të mirëseardhur ata që shkelin në mënyrë të përsëritur etikën.

“Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur”, përfundon kryeministri.

Si përfundim: Shpifni,gënjeni,sajoni,shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”,po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur!