TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 42-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të fusë në vendin tonë shampanjë dhe verë, pa i deklaruar në doganë.
Sipas policisë, në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale Sh. G., i cili drejtonte një mjet tim kamion, në të cilin kishte ngarkuar mallin të pa pajisur me fatura blerjeje.
42-vjeçarit iu sekuestruan arka me verë dhe shampanjë, kamioni, pasaporta dhe celulari.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Qelqi”
Tentoi të fuste me kamion, në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat dhe kamioni, pasaporta dhe celulari i të arrestuarit.
Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në automjet u konstatuan arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme"- deklaroi policia.