TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia njoftoi se janë proceduar penalisht dy persona, të identifikuar si 34-vjeçari Fatjon Përshpalaj dhe 31-vjeçari Xhulio Sorra, për shkak të përfshirjes në një konflikt në klubin e natës “Lollipop” në Palasë teksa performonte këngëtari Ylli Limani.
Sipas policisë, dy të rinjtë u konfliktuan rreth orës 02:45 të mëngjesit të 19 korrikut, për motive të dobëta, duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi. Ngjarja shkaktoi tension mes klientëve të lokalit, të cilët u larguan për shkak të frikës. Gjithashtu, pati dëmtime materiale në ambient.
Nuk janë regjistruar dëmtime fizike për të përfshirët, as nuk është bërë kallëzim penal mes tyre. Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, dëshmitarët raportuan se gjatë sherrit u përdorën edhe armë, por Policia e Vlorës konfirmoi vetëm përplasjen me sende të forta, duke mohuar përdorimin e armëve. Një person, i cili po largohej nga vendi i ngjarjes, mbeti lehtë i plagosur, por nuk ishte i përfshirë në konflikt.
Njoftimi i plotë:
Dhërmi, Himarë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.
Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.