TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar sot pasdite në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor pranë një marketi.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari po dilte nga marketi dhe po kalonte rrugën kur është goditur nga makina. Dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka vërejtur në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasje.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Lezhës, ku po i jepet ndihma mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.