AKTUALITET, 19 Korrik 2025, 19:09

Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin, identifikohet viktima

Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shëngjin. Mësohet se i riu po punonte me skenën ku do të mbahet një koncert në shëtitoren e Shëngjinit pranë bustit “Willson”. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci.

32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.