TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje me energji elektrike në të gjithë vendin gjatë sezonit veror.
Sipas Ballukut, ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) janë të angazhuara në terren për të garantuar një sezon turistik pa probleme në furnizim.
“Grupet e OSHEE-së në të gjithë territorin janë në krye të detyrës për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike,” tha ajo, duke theksuar angazhimin maksimal të institucioneve për një shërbim cilësor ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.
Ministrja shtoi se ngarkesa në rrjet rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik, ndaj OSHEE po vepron sipas një plani të posaçëm masash për të minimizuar problemet dhe për të përballuar fluksin e shtuar të konsumit.
