TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur me tensione protesta e paralajmëruar prej dy ditësh nga banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz.
Të irrituar që tokat e tyre shfrytëzohen nga kompania e naftës, banorët ashtu siç bënë dhe paraditen e 8 shtatorit, kanë shkuar sërish në vendburimin e “Bankers” ku ushtron aktivitetin e saj dhe kanë kërkuar pagesat.
Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë Bankers Petroleum dhe janë futur në ambientet e saj. Banorët kanë kërkuar largimin e punonjësve nga zona, ndërsa situata është tensionuar.
Protesta zhvillohet në vijim të kërkesave të banorëve për respektimin e kontratave dhe pagesat për tokat e dhëna me qira kompanisë.
“Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, shprehet një nga banorët.
Si herët e tjera kur kanë zbarkuar në dyert e zyrave të “Bankers”, banorët e Marinzës dhe belinës kanë kërkuar që të paguhen për tokat e tyre të cilat prej muajsh po shfrytëzohen nga kompania e naftës, e cila ka shkelur kontratën e bërë në fillim duke mos u dhënë paratë banorëve.
