TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Shkopetit, duke shkaktuar dëme të rënda materiale. Deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur plotësisht, fatmirësisht pa pasur persona brenda tyre në momentin e shpërthimit të flakëve.
Zjarri ka shpërthyer më shumë se një orë më parë dhe aktualisht ndodhet jashtë kontrollit. Banorët e zonës po përballen vetë me flakët, duke u përpjekur të mbrojnë shtëpitë e tyre me mjete rrethanore, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga zjarrfikësit dhe autoritetet përkatëse.