AKTUALITET, 19 Korrik 2025, 20:54

Kaos në Palasë/ Koncerti i Ylli Limanit ndërpritet nga një konflikt në zonën VIP, këngëtari tregon se çfarë ndodhi. Dalin pamjet nga sherri

Kaos në Palasë/ Koncerti i Ylli Limanit ndërpritet nga një

Një incident i rëndë prishi atmosferën festive në koncertin e këngëtarit të njohur Ylli Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku një konflikt i ndodhur në zonën VIP solli përplasje fizike dhe panik në publik.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa Limani po performonte në skenë bashkë me grupin Three Dots. Sipas dëshmitarëve, një debat mes dy grupeve degjeneroi në dhunë, ku u përdorën sende të forta si shishe e gota.

Kaos në Palasë/ Koncerti i Ylli Limanit ndërpritet nga një

Për pasojë, koncerti u ndërpre menjëherë dhe shumë të pranishëm u larguan me nxitim, duke lënë pas rrëmujë dhe panik.

Pamjet e publikuara tregojnë për një situatë kaotike dhe frikë mes publikut. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga policia mbi shkaqet apo të përfshirët në konflikt.

Kaos në Palasë/ Koncerti i Ylli Limanit ndërpritet nga një

Yll Limani reagoi më pas përmes rrjeteve sociale, duke shprehur keqardhje për ndërprerjen e koncertit:
“Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mirë.”

Hetimet për ngjarjen janë në vijim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)