TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër incident është regjistruar këtë pasdite në plazhet shqiptare, kësaj here në zonën e Kavalishencës në Durrës, ku një konflikt fizik ka shpërthyer mes dy të rinjve dhe një punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave.
Sipas raportimeve, përplasja nisi pasi të rinjtë po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Punonjësi i plazhit u kërkoi të ndalonin lojën, por situata eskaloi në përplasje verbale dhe më pas fizike. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet momenti kur punonjësi shtyhet dhe bie në tokë, ndërsa tensioni u ndal vetëm falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë.
Ky është i disati incident i ngjashëm i ndodhur brenda ditës në plazhet shqiptare, duke ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë, menaxhimin e hapësirave publike dhe mungesën e kontrollit institucional në zonat turistike.