TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksidenti i frikshëm i 27 shkurtit që ndodhi në Tiranë ku u përfshi një nga autobusët e Unazës dhe 10 mjete të tjera private ka ngjallur panik tek qytetarët. Rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e tij u diskutuan sot në studion e emisionit “Panorama e Mëngjesit”.
Islam Qibini, ekspert rrugor tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, nga ana e shoferit.
“Ngjarja ka ndodhur në një segment rrugor urban, në një rrugë me një sens lëvizje. Autobusi nuk ka qenë i pozicionuar në korsinë e tij, të dedikuar për mjetet e transportit.
Shihet që kemi humbje të kontrollit të shoferit e nuk shikon përpara, për arsye të ndryshme mund t’i jetë shkëputur vëmendja, shkaku i takon ekspertizës ta caktojë.
Kemi një drejtues brenda normave të lejuara të shpejtësisë por duhet parë mosha, kontrolli shëndetësor i tyre për sëmundje si tensioni diabeti e sëmundjet e zemrës të cilat duhet të certifikohen nga mjekë me qëllim që drejtuesi i automjeteve të këtij shërbimi të jenë sa më fizikisht të rregullt.
Po, gabim njerëzor është rast tipik se ai ka pasur kënd vështrimi të mjaftueshëm e hapësirë për të vënë re ndalimin e mjeteve të tjera për shkak të semaforit, mund të vepronte me frenim, por u vu re qartazi që ai nuk ka reaguar”, tha Qibini.
Eksperti ndër të tjera ka treguar dhe çfarë duhet të kihet parasysh nga operatorët e transportit publik, që shoferët e autobusëve të kryejnë kontrolle rutinë për gjendjen e tyre shëndetësore dhe të rishikohet mosha e tyre.
“Gjatë katër orëve duhet të bëjnë 45 minuta pushim shoferët, nuk duhet të punojnë më shumë se 8 orë.
Drejtuesit e automjeteve që punojnë në Tiranë gjatë 8-9 orëve punë duhet të kenë 45 minuta pushim.
Pavarësisht se autobusi ishte kundravajtës kemi humbje të kontrollit dhe tërheqje vëmendje nga drejtuesi, duhet pasur parasysh se dhe drejtuesit e tjerë duhet të kishin rrip sigurimi patjetër.
Duhet të ketë korsi të dedikuar për autobusët, nuk e kanë këtë komoditet në qytetin e Tiranës. Duke pasur korsinë dhe shpejtësia rritet dhe siguria.
Duhet nga operatorët të ketë kontroll për drejtuesit e autobusëve të jenë të aftë profesinalistë duhet rishikuar mosha, ti nënshtrohen kontrollit shëndetësor, duhet respektuar pushimi, jo punë pa ndërprerje. Infrastruktura ndikon”.