TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në takim anëtarët e degëve 1, 3 dhe 4 në Tiranë, pak ditë para protestës së 3 marsit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se me këtë tubim do i demonstrohet qeverisë se nuk pajtohen me monizmin e vendosur në Shqipëri.
Kreu i PD-së tha se vetëm në 8 vite, është larguar mbi 1/3 e popullsisë së Shqipërisë për shkak të politikave jo të mira që ka ndjekur qeveria.
Berisha: Me të cilën ne duam t’i demonstrojmë këtij regjimi, që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve, ka vendosur në Shqipëri monizmin, si një fatkeqësi të madhe kombëtare. Duam t’i demonstrojmë këtij regjimi, se ne dhe në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmin e tij. Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do jemi në këmbë, do jemi në betejë. Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët këtij regjimi.
Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, është më i egër se çdo pushtim. Ky regjim sot me politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive, jua ka nxirë jetën shqiptarëve. Jua ka bërë vendin e tyre në një vend ku nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë largohen masivisht, shumë më tepër se ato vende që janë në luftëra civile ose kanë pësuar kamalitete të mëdha natyrore. Nëse ju lexoni dhe kërkoni, ju smund të gjeni një vend në të cilin në një hapësirë kohore 8 vjeçare, të jenë larguar prej tij, mbi 1/3 e popullsisë.
Përzënia e qytetarëve nga ky regjim tejkalojnë parashikimet e Çubrilloviçit. Çfarë ndodh? Pse për këtë “krimministër” qytetarët nuk ekzistojnë? Pse i urren shqiptarët? Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi dhe i thoshte se do ndërtonin urën sepse ka ngritur rrogën. Sot, nga veriu dhe Tirana, shkojnë punojnë në ndërtim në Mal të Zi. Sepse rroga janë fiks dyfishi i rrogave në Shqipëri.