TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksident këtë pasdite në Korçë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Kamenicë në Korçë.
Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga e si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor "Korçë-Ersekë", në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip "Jeep", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.