AKTUALITET, 11 Korrik 2026, 22:40

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një e moshuar

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Dy automjete përplasen me

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Lushnjë-Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e të cilit ka mbetur e plagosur një grua e moshuar.

E moshuara është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.