TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë siguruar pamjet nga koncerti i Kanye West, i cili po zhvillohet në kryeqytet, ku artisti ka dhuruar një performancë të veçantë për të pranishmit.
Këngëtari nisi të performojë në orën 21:15, duke elektrizuar skenën që në minutat e para. Gjatë mbrëmjes, Kanye West solli në repertorin e tij disa prej hiteve që e kanë shoqëruar ndër vite, ndërsa publiku e ka ndjekur me entuziazëm, duke kënduar dhe duartrokitur gjatë gjithë performancës.
Koncerti u shoqërua me një skenografi të veçantë, efekte vizuale mbresëlënëse dhe ndriçim spektakolar, duke krijuar një atmosferë unike për të gjithë të pranishmit. Një prej elementeve që tërhoqi vëmendjen ishte edhe skena në formë globi, e cila u bë pjesë qendrore e spektaklit.
Ndjekësit kanë reaguar pozitivisht ndaj performancës së reperit, duke shprehur entuziazmin e tyre për atmosferën dhe paraqitjen e Kanye West në skenë.

