TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha autorizimet e nevojshme nga autoritetet serbe për vizitën e tij në Luginën e Preshevës.
"Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër", u shpreh Vuçiç.
Deklarata e presidentit serb erdhi në përgjigje të pyetjeve lidhur me vizitën e Begajt në Preshevë dhe Bujanoc, e cila ka tërhequr vëmendjen në Serbi.
I pyetur nga agjencia JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata që siguruan qëndrimin e presidentit shqiptar në Bujanoc ishin "tanët apo të tyret", Vuçiç u përgjigj shkurt: "Tanët".