AKTUALITET, 11 Korrik 2026, 22:35

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë: Shqipëri e bukur europiane, Tirona o’ nona!

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë: Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga “Eagle Stadium”, ku po mbahet koncerti madhështor i reperit amerikan Kanye West.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë momente nga atmosfera e krijuar në koncert, duke e shoqëruar me një mesazh për Shqipërinë dhe pjesëmarrjen ndërkombëtare në këtë event.

“Shqipëri e bukur europiane! Tirona o’ nona! 80 kombësi ka rreth asaj vatre”, shkruan Rama në Facebook.