TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës në një protestë që mbahet prej 42 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij nga posti i kreut të qeverisë.
Protestuesit janë mbledhur në kryeqytet me thirrje për ndryshim politik dhe me mesazhin “Shqipëria kërkon revolucion”.
Tubimi po vijon me marshim në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes aktuale.
Gjatë protestës janë mbajtur fjalime nga përfaqësues të ndryshëm dhe qytetarë, të cilët kanë ngritur shqetësime për çështje si korrupsioni, emigracioni, ekonomia dhe mirëqeverisja.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionet e tyre qytetare, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.