TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta, ku mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.10.2022, rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.