AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 21:47

"Policia veproi në mënyrë banditeske"/ Enton Abilekaj: Lear Kurtin e çuan në spital për të ndërruar skenën e krimit!

"Policia veproi në mënyrë banditeske"/ Enton Abilekaj:

"Veprime banditeste!", kështu i ka cilësuar analisti Enton Abilekaj, veprimet e policisë me ndalimin e Lear Kurtit, 32 vjeçarit që humbi jetën në komisariat, pas shoqërimit nga policia. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se policia jo vetëm e ka ndaluar pa asnjë shkak Kurtin, por pas vdekjes së tij, e ka çuar në spital në tentativë për të ndërruar skenën e krimit. 

"Mënyra si është vepruar nga policët dhe pastaj nga AMP, është mënyrë banditestke. Më e lehtë të ndiqesh nga grup banditësh sesa nga policia. Thonë e ndaluam sepse ishte para një biznesi... Kemi të bëjmë me akt banditesk, kanë ndaluar një qytetar që ka qenë në punën e vetë. E kanë çuar në komisariat.

Mund ti jepnin ndihmën e parë, por e kanë hequr nga aty, për të ndërruar skenën e krimit dhe ti mbetej në dorë spitalit. Kanë bërë pikërisht këtë skemë edhe me deklaratën e parë. 

Ata nuk kanë pritur 12 orë për të bërë autopsinë, por e kanë bërë në orën 5 të mëngjesit, 6 orë pasi ka vdekur.

Kanë prishur provat, ky është krim. Ata duhet të ishin në pranga sot", deklaroi Abilekaj.