AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 21:42

Berisha: Nesër të gjithë në protestë tek sheshi i Teatrit

Berisha: Nesër të gjithë në protestë tek sheshi i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për tu bashkuar nesër në protestë.

Protesta do të zhvillohet tek sheshi i Teatrit Kombëtar, për ti thënë stop betonizimit të Tiranës.

‘Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Nesër, në ora 12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook.