TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar urdhërin për mbylljen e biznesit të tij nga qeveria, u shpreh se ai është një sulm politik. Ai akuzoi Policinë e Shtetit se për 20 ditë nuk dha asnjë shpjegim për mbylljen e biznesit me 200 punëtorë në qendër të Tiranës, që sipas reagimit të kryeministrit Rama sot ishte në një godinë të paligjshme. Shehaj akuzoi se ata kërkonin pazarin, marrëveshjen dhe heshtjen.
“Për të kuptuar se ky është një sulm politik mjafton që të lexosh twitterin e Ramës që paska qenë në dijeni për gjithçka. Policia e Shtetit për 20 ditë rresht, pavarësisht se kompania ime u ka shkruar, ata me kojën e tyre, kanë shkelur ligjin, pa e pyetur fare Ramën.
Në shtetin shqiptar policia bllokon një biznes për 20 ditë dhe nuk jep asnjë shpjegim, por duhet të dalë kryeministri.
Është e qartë se kemi të bëjmë me një sulm politik. Shikoni reagimin e Ministrisë së Brendshme.
Në momentin që unë u futa në politikë vendosa që ta bëj ashtu siç di ta bëj. Është një rrezik dhe risk që unë kam marrë përsipër dhe nuk tërhiqem.
Doni të dini pse për 20 ditë askush nuk u përgjigj nga policia?
Shumë e thjeshtë. Kërkonin pazarin, kërkonin marrëveshjen, kërkonin heshtjen. Donin që unë të shkoja, t’u lutesha, t’u thosha jo po merremi vesh, lirojeni biznesin. Kjo është arsyeja pse është vepruar në këtë mënyrë”-tha Shehaj.