AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 23:37

"Protesta nisi pasi u paralajmërua nga Berisha!"/ Kreu i sindikatës së pedagogëve: Kemi që në 2019 që i bëjmë kërkesa qeverisë!

"Protesta nisi pasi u paralajmërua nga Berisha!"/ Kreu i

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar se qëndresa e pedagogëve do të vijojë dhe bojkoti nuk ndalet deri në përmbushjen e kërkesave. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kovaçi tha se nuk ka asnjë lidhjes mes protestës dhe Sali Berishës, siç po përpiqet ta paraqesë mazhoranca. 

Ylli Rakipi: Ju e nisët protestën pasi Berisha paralajmëroi një bashkëpunim me sindikatat?

Sandër Kovaçi: Jo. Që në 17 maj 2019, i kemi dërguar kërkesat Ramës. Nuk ktheu përgjigje. E përsëritëm dy herë në Kuvend në komisionet parlamentare. Nuk gjetëm mbështetje. Vitin e kaluar kam thënë në parlament, targetoni kërkesat e profesoratit, sepse gjendja është e mjerueshme. Do të vijë dita për tu çuar në grevë.

Ne do ta sensibilizojmë më tej mjedisin politik dhe shoqëror. Kemi ndërmend ta vazhdojmë. Forma e përshkallëzimit do të shikohet.
Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Janë fillim i mbarë për një diskutim më të gjera. Një manifest.