AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 23:23

"Nuk jeni sjellë si elitë akademike e Shqipërisë"/ Abilekaj kritika pedagogëve: E latë Ramën të shkatërrojë arsimin, sot kërkoni shpërblim!

"Nuk jeni sjellë si elitë akademike e Shqipërisë"/

Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka komentuar protestën e pedagogëve. 

Abilekaj tha se pedagogët nuk kanë reaguar kur u bë reforma në arsim, që favorizoi universitetet private duke lejuar Ramën të masakrojë arsimin. Ai tha se pedagogët nuk janë sjellë "si elitë akademike e Shqipërisë". 

Enton Abilekaj: Ju nuk jeni sjellë si elitë akademike e Shqipërisë. Kur u bë ligji për arsimin e lartë, e latë të bëhej nga universitetet private që kishin interesa. Nuk folët ju, e latë të bëhej një reformë e destinur të dështojë.  Lejuat një reformë të destinuar të dështojë.
Pasi dështon ju kërkoni premium. Si mund të jepet shpërblim pas dështimit? Rankimi ka rënë dhe jemi në krizë, ju doni premium? Ju nuk keni kërkesa aty për laboratorët. Flisni për kërkimin shkencor, që sot është turpi i Shqipërisë. Si mund të ketë Shqipëria 10 mijë doktorë? Po nuk pranuat gabimet, nuk flasim dot për qeverinë. Ju e keni bërë këtë. Këto që bëni ju janë të paplota dhe na bëjnë të themi, cfarë duan të bëjnë këta?

Ardian Isufi: Unë jam me kokën para dhe jo prapa.

Enton Abilekaj: Prapë po bëni gabim, sepse keni lejuar që rektorët ti kontrollojë Edi Rama. Nuk bëhen zgjedhjet. Edhe bordet që lejuat. Janë kapur për fyti nga një bandë rektorësh edhe universitetet. Pse ka dështuar autonomia universitare? Sepse rektorët e kanë bërë biznes.
Nëse doni të ndryshoni, shtojini kërkesat dhe krijoni platformë për një reformë të re. Kjo është tragjedi kombëtare. Ne kemi njerëz analfabetë, që mbarojnë edhe universitet