AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 23:07

“Protesta nuk ka të bëjë vetëm me pagat”/ Pedagogu Ardian Isufi: Ne flasim për një platformë të re në arsim

“Protesta nuk ka të bëjë vetëm me pagat”/

Pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se kërkesat e pedagogëve janë pëtej rritjes së pagave, të cilat sipas renditjes nga Komunitetit Europian, janë më të ulëtat në Evropë.

Isufi deklaroi se pedagogët kërkojnë një platformë të re në arsim. 

Pjesë nga debati

Ardian Isufi: Është edhe protestë edhe grevë e përgjithshme e pedagogëve. Deri dje kemi qenë në një bojkot të pjesshëm, nga sot jemi në bojkot total dhe ky është një vendim që është marrë nga sindikata dhe që është përshëendetur dhe mbështetur nga stafet akademike e ndihmës akademike dhe administrata dhe ato 9 pikat nuk kanë të bëjnë vetëm me pagat, sepse po shkojmë pak te hullia e kryeministrit që thotë vetëm pagat. Ne flasim për një platformë të re në arsim, në radhë të parë, për një financim i cili nuk është vetëm çështje e pagave, sepse ato janë të krahasuara me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë 50 përqindësh që kërkojnë sindikatat dhe pedagogët në këto dy vite akadamike, nuk shkon në rrogën e një pedagogu në Kosovë. Pra po flasim për rrogën mesatare. Në rankimin e pagave jemi edhe poshtë Bosnje-Hercegovinës, në fund fare, sipas të dhënave të Komunitetit Europian. Mbi 70 për qind e pedagogëve kanë firmosur peticionin.

Ylli Rakipi: Këta si dekanë, janë si Juda me thikë në shpinë, apo janë si ju?

Ardian Isufi: Ka një paradoks në këtë pikë, sepse normalisht dekanët dhe rektorët janë të votuar nga stafet akademike, por një pjesë, sapo e marrin mandatin, i binden qeverisë, ose i shantazhon qeveria, siç bëri në rastin konkret me vettingun, por nuk është kjo çështja.

Ylli Rakipi: Jo, kjo është çështja, përderisa udhëheqja akademike është kundër jush, kjo është një maskaradë e madhe.

Ardian Isufi: Ne jemi përtej dekanëve e rektorëve, nuk merremi me gjëra të vogla.