AKTUALITET, 20 Korrik 2025, 11:56

“Ai e dinte që do e vrisnin”, Adriatik Lapaj godet kundërshtarët me statusin për atentatin ndaj gjykatësit

“Ai e dinte që do e vrisnin”, Adriatik Lapaj godet

Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës po merr zhvillime të reja po merr zhvillime të reja çdo ditë.

Fillimisht ishte Lapaj që përmes një postimi në Facebook hodhi akuza të rënda ndaj Shabanit, pas kërkesës së  Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet.

Pasi e pa se nuk ka kthim nga ana e Shabanit, në lojë është futur edhe nëna e Vasil Dajkos, anëtar i kryesisë së “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për kryetarin.

Ndërsa nuk është bërë asnjë veprim konkret dhe vendim nga ana e KQZ, Lapaj vazhdon me ‘’statuset’’ në Facebook të cilat shigjetojnë Shabanin.

"Dashuria për të vërtetën duhet të jetë më e fortë se frika."

Ai e dinte që do e vrisnin, por sërish e dashuroi të vërtetën më fortë se frika, vazhdoi për të drejtën kundër mafias që në të vërtetë ishte në drejtimin e vendit.

Paolo Borsellino, magjistrat i vrarë nga mafia në 19 Korrik të vitit 1992 në Via D'Amelio, Palermo, Itali.” – shkruan Lapaj.