AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 09:02

Vrasja e ultrasit grek, të dyshuar për ngjarjen e rëndë janë pesë persona, mes tyre një shqiptar

Vrasja e ultrasit grek, të dyshuar për ngjarjen e rëndë

Një shqiptar, 1 kroat dhe tre shtetas grekë janë të dyshuar kryesore për vrasjen e 29-vjeçarit Michalis Katsouri.

Dyshimet u ngritën pas hetimeve të autoriteteve greke.

Shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin me vete thika me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar kryesorë për vrasjen.

Dy prej grekëve të dyshuar janë me precedentë të rëndë kriminalë.

Huliganët kroatë të Dinamo Zagrebit, para ndeshjes me AEK, e cila u anulua pas ngjarjes, sulmuan tifozët grekë.

Nga përleshjet e shumta në kryeqytetin grek, mbeti i vrarë edhe tifozi 29-vjeçar.