AKTUALITET, 11 Gusht 2023, 09:07

Akuzohet se grushtoi për vdekje 55-vjeçarin! Rei Meta del para Gjykatës, pritet masa e sigurisë

Akuzohet se grushtoi për vdekje 55-vjeçarin! Rei Meta del para

Rei Meta, djali i anëtares së KLP,  i arrestuar për vrasjen e 55-vjeçarit Armando Meshau ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë.

Seanca gjyqësore vazhdon me dyer të mbyllura dhe pritet të jepet masa e sigurisë për Rei Metën. 33-vjeçari akuzohet për “vrasje nga pakujdesia neni 85 i kodit penal.

Meta gjatë dëshmisë së tij, ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.

Ngjarja ndodhi në një kancelari pranë Gjykatës së Vlorës ditën e hënë, ku viktima dhe 33-vjeçari, të cilët kishin konflikte pronësie, kishin shkuar të printonin disa dokumente. Fillimisht viktima, Armando Meshau dhe Rei Meta kanë debatur me fjalë dhe më pas ka vijuar sherri me grushte.