AKTUALITET, 24 Nëntor 2017, 14:05

Andi Bushati: Habilajt e përdornin komisariatin e Vlorës, si bordello (VIDEO)

Andi Bushati: Habilajt e përdornin komisariatin e Vlorës, si bordello

I drejtëpërdrejtë dhe me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ishte analisti Andi Bushati, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit. Ai foli për inkriminimin e Policisë së Shtetit dhe arratisjen e tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë. I kujtoi Ramës edhe disa deklarata të bëra prej tij, në fillim të mandatit të parë ku thoshte se “çdo vend ka krim por ne nuk i lëmë kriminelët të ikin në drejtim të paditur”, për të treguar se edhe kjo fabul e Edi Ramës, tashmë ka rënë.

VIDEO:

 

“Kur socialistët u rikthyen në pushtet, pati një valë të madhe kriminaliteti. Parrulla e Edi Ramës ishte se thoshte që vend pa krim nuk ka po ne nuk na ikin kriminelët në drejtim të paditur. Sot njerëzit e kërkuar kanë ikur në drejtim të paditur”. Bushati u ndal tek inkriminimi i policisë dhe bëmat e Habilajve që përdornin komisariatet si “bordello”. “Që kur kanë ardhur dokumentat nga Italia, duheshin vetëm prova, sepse në Shqipëri qe një e vërtetë publike, deklaratat e opozitës, mediat, Dritan Zagani, nuk kishte njeri që nuk e dintë që Habilajt bënin drogë. Komisariatin e policisë e përdornin si bordello, përdorinin policet si dashnore kur nuk i përdornin dot si informatore“.

Gjithashtu Andi Bushati, ka renditur një pjesë të bëmave të qeverisë së Edi Ramës, për të cilat kryeministri pretendon se nuk ka dijeni, se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka qenë i informuar. Sipas Bushatit, një kryeministër që nuk ka dijeni për asgjë, duhet të lërë detyrën dhe të largohet.

“U tha që droga merret me avionë, nuk di gjë tha Edi Rama, janë mushkonja. U tha se Elvis Rroshin, e kap ligji i dekriminalizimit, nuk di gjë cerfitikaten e ka të pastër, ka nderruar emrin, Mark Frroku kërkohet për vrasje dhe i doli letra e interpolit që u fsheh, sërish nuk dinte gjë. Vrau katër veta djali i deputetes, Kostandin Xhuvani, opozita thoshte arrestojeni se është në Lazarat, Rama nuk dinte gjë.  Filloi pompoziteti i lojrave të fatit, thanë do i heqim, por tani nuk i bindet grupi parlamentar. Nëse mendojmë se Rama nuk ka ditur gjë, çfarë na duhet ky njeri që nuk di asgje? Përse drejton vendin një njeri që nuk di asgje? Të ikë në punë të vet.”/TPZ.AL/