AKTUALITET, 15 Shtator 2017, 16:52

Sulm terrorist në metronë e Londrës, 22 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin e metrosë "Parsons Green" në Londër. Pajisja që shpërtheu ishte një eksploziv i improvizuar. Ky incident po trajtohet si një sulm terrorist. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 22 persona. Policia dhe shërbimet e inteligjencës janë në kërkim të autorit. Kryeministrja May ka dënuar sulmin duke e quajtur një "sulm frikacakësh" i cili kishte për qëllim të shkaktonte "dëmtime të jashtëzakonshme". (tpz.al)