AKTUALITET, 5 Prill 2018, 11:37

Aksioni opozitar, Kryemadhi për Ramën: Frikacak, qan kur është në hall, të liroj kuksianët

Aksioni opozitar, Kryemadhi për Ramën: Frikacak, qan kur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,  ka reaguar nga Elbasani lidhur me deklaratat e bëra sot në Kuvend të kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi e ka konsideruar Eamën një frikacak dhe njeri që kur ka nevojë bëhet urë, e kur e kalon hallin i kthehet arrogancës.

Frikacak që kërkon të bëjë apologji për të kërkuar kohë dhe për të shpëtuar veten e tij. Kërkon kohë për të takuar kuksianët. E kemi parë të qajë herë pas herë kur është në hall. Gjëja e parë që duhet të bëjë është të lirojë kuksianët të cilët po i mban në mënyrë të padrejtë. Kur është në hall të bëhet urë dhe kur ndihet pak i fortë i kthehet arrogancës. I bëj thirrje dhe prokurorisë dhe pse nuk besoj se zelli i tyre antikombatar nuk ndryshon, të hetojnë koncesionoren. Po i them zotit Rama se Sali Berisha Rrugën e Kombit e kishte 100% shqiptare, sot Rama të gjej se kush janë aksionerët e tij”, tha Kryemadhi në deklaratën e saj.

Më pas ajo përshendeti  qytetarët , për të gjithë këtë reagim i cili sipas saj është i domosdoshën dhe që ndikon për herë të parë në gjithë historikun e tranzicionit shqiptarë.

“Kjo i tregon qeverisë se zot në këtë vend janë shqiptarët. Duhet të jenë qeveritë që të kenë frikë nga populli dhe jo e kundërta. Të gjithë ju dëgjuat, jo vetëm nga rruga e Bradasheshit por në çdo udhëkryq për shkak të kësaj domosdoshmërie për të pasur një reagim qytetarë. Njerëzit ndihen më të çliruar për shkak të protestës, por kjo nuk do të thotë se mbaron. Kërkesat e qytetarëve nuk kanë të bëjë me politikën. Ajo ç’ka është e rëndëisshme sot është lirimi i kouksioaneve që mbahen kot në burg’, tha Kryemadhi.

/TPZ.AL