TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e fshatrave, Gjoçaj, Zall-Gjoçaj dhe Lam i Madh në Bashkinë e Matit vijojnë rezistencën e tyre kundër ndërtimit të një HEC-i.
Rreth 200 banorë të ardhur edhe nga Tirana u mblodhën këtë të premte në fshatin Lam i Madh, pranë kantierit të ndërtimit, duke penguar edhe punën e firmës.
Ndërsa, në mbështetje të banorëve ishte edhe ambnientalisti Sazan Guri.
Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre futja në tubacione e lumit, do të dëmtonte jo vetëm ekosistemin, por do të detyronte banorët të shpërngulen nga aty.