AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 17:11

Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan, prokuroria thërret ekspertët

Abuzimi me rrugën Tiranë-Elbasan, prokuroria thërret
Prokuroria ka thirrur sot ekspertët për të bërë ekspertizën për rrugën Tiranë- Elbasan.

Ekspertët janë thirrur me vendim të prokurorisë pas nisjes së hetimeve. Ekspertët do vlerësojnë nëse ishin të nevojshme amendimet në tender.

Grupi i ekspertëve do të përcaktojë dëmin real të shkaktuar nga mos përmbushja e standardeve për ndërtimin e rrugës.

Rezultatet e punës së ekspertëve, do të paraqiten si provë ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po hetohen për abuzim me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.